Telegrafi

Shënon Rafinha, Barça në epërsi ndaj Interit

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Interit me rezultat 1-0 në Camp Nou.

Goli u shënua nga Rafinha në minutën e 33-të pas një asistimit të bukur nga Luis Saurez.

Skuadra spanjolle ishte dominuese në gjysmë orën e parë dhe kjo ishte një epërsi e merituar.

Ndeshja është në kuadër të Grupi B të Ligës së Kampionëve.

Nuk duhet harruar se Rafinha ishte i huazuar te Interi në sezonin 2017/18. /Telegrafi/