Telegrafi

Shënon gol ndaj Liverpoolit dhe feston në stilin e Ronaldos para tifozëve të The Reds

Sulmuesi i Shrewsbury Town, Daniel Udoh kishte rrëmbyer vëmendjen për ca minuta në sfidën që po e luajnë kundër Liverpoolit në rrethin e 1/32 të FA Cup.

Ishte minuta e 27-të kur mysafirët kaluan në epërsi me golin e sulmuesit që bëri një festim tashmë të parë shumë herë.

Udoh pas shënimit të golit, festoi në stilin e Cristiano Ronaldos “Siuuu”, para tifozëve të Liverpoolit.

Mirëpo, The Reds ndaluan gëzimin e mysafirëve, duke barazuar shifrat me anë të Kaide Gordon (34’) dhe Fabinho në minutën e 44-të nga penalltia për të përmbysur rezultatin në 2-1.

Aktualisht është duke u luajtur pjesa e dytë dhe nikoqirët po fitojnë pikërisht me rezultatin 2-1. /Telegrafi/