Telegrafi

Shënoi gol të jashtëzakonshëm, i gjithë stadiumi në fund të ndeshjes duke kënduar për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri është rikthyer protagonist te Kombëtarja e Zvicrës në Euro 2024.

Pasi nuk luajti në ndeshjen e parë, Shaqiri startoi ndaj Skocisë dhe tregoi se është futbollist i garave të mëdha.

Shaqiri realizoi golin e vetëm për Zvicrën në barazimin 1-1.

Lexo po ashtu Xherdan Shaqiri futet në librin e rekordeve me euro-golin ndaj Skocisë

Sulmuesi gjilanas u bë futbollisti i parë në histori që shënon në gjashtë gara të mëdha radhazi, tre Kampionate Botërore dhe tre Evropiane.

E në fund të ndeshjes paraqitja e Shaqirit u vlerësua lartë edhe nga tifozët zviceranë që ishin në numër shumë të madh në RheinEnergieStadion.

“Oh Xherdan Shaqiri, oh Xherdan Shaqiri”, ishte kënga e tifozëve zviceranë drejtuar sulmuesit kosovar i cili u afrua për t’i falënderuar ata.

Kjo ka bërë që faqja zyrtare e Euro 2024 ta publikojë videon në fjalë e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe mijëra komente./Telegrafi/