Antonio Rudiger e ka mbyllur ndeshjen me një gol të shënuar dhe një vrimë një këmbën e tij.
Mbrojtësi i bluve shënoi në minutën e 55-të, për t’i dhënë fitores skuadrës së tij ndaj Swanseas.
Lëndimin e tij e zbuloi shoku i skuadrës Michy Batshuayi, ku shihet një vrimë dhe njolla gjaku në këmbën e tij.
Rudiger luajti edhe në atë mënyrë dhe e mbylli ndeshjen në favor të tijin me rezultat 1-0.
Chelsea luan përsëri të dielën ndaj Newcastle dhe nuk dihet nëse Rudiger do të jetë në fushë.
Në anën tjetër Chelsea u desh të vuajë edhe për trajnerin Antonio Conte, i cili u përjashtua nga loja.
Ai pas ndeshje i kërkoi falje gjyqtarit. “Pas ndeshjes është në rregull që të kërkosh falje”.
Conte tha se këkroi disa herë nga gjyqtari i katërt që ndeshja të mos ndërpritet nga lojtarët e Swanseas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HXNaGXf0L3w