Site icon Telegrafi

Shënoi dy gola ndaj Andorrës – ky është komenti i Milot Rashicës pas ndeshjes

Milot Rashica ishte protagonist në fitoren 3-0 të Kosovës në udhëtim te Andorra në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Vushtrriasi shënoi dy gola në këtë takim, ndërsa të tretin e realizoi Altin Zeqiri.

Pas ndeshjes, Rashica ka thënë se është shumë i lumtur me golat dhe fitoren e parë në këto kualifikimeve edhe pse është e vonshme.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Andorra 0-3 Kosova, shkëlqeu Milot Rashica

“Jam i lumtur për golat dhe fitoren. Ishte një fitore e mirë, pasi është e para”, ka thënë fillimisht ai.

“Po ashtu, ishte një rast i mirë për të provuar disa lojtarë të rinj, duke e pasur parasysh situatën në grup”.

Lexo po ashtu Kosova merr fitoren e parë dhe të vonshme në kualifikimet për Euro 2024 – mposht Andorrën

“Mendoj se shumica kanë treguar paraqitje të mirë dhe e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje”, është shprehur më tej Rashica.

Kosova me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikëve, shtatë më pak se lideri Zvicra, Rumani me 13, Izraeli me 11, Bjellorusia me pesë dhe Andorra me dy pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version