Site icon Telegrafi

Shënoi dje gol në Ligën e Evropës – Ryan Gravenberch barazon rekordin e legjendës çeke Milan Baros

Ryan Gravenberch me golin e tij dje ndaj Union SG, barazoi rekordin unik të ish-sulmuesit të njohur çek, Milan Baros i cili ka qenë fitues i Ligës së Kampionëve me fanellën e Liverpoolit.

Mesfushori holandez pati një paraqitje mjaft të mirë dje për “The Reds” teksa ata mposhtën ekipin holandez Union Saint-Gilloise me rezultat 2-0 të enjten në një “Anfield” të stërmbushur.

Ai shënoi golin e parë të takimit, duke shfrytëzuar në maksimum gabimin e portierit kundërshtar Anthony Moris, dhe u bë bërë lojtari i parë i cili kontribuon në të paktën një gol në tri takimet e para si startues për Liverpoolin në të gjitha garat, që prej kohës së Baros në shtator të vitit 2002.

Lexo po ashtu Agjenti i Caicedos sërish shkakton rrëmujë me prapaskenat mes Chelseat dhe Liverpoolit

Paraprakisht, Gravenberch kishte dhuruar një asistim ndaj LASK në sfidën hapëse të tyre në Ligën e Evropës dhe të njëjtën e bëri edhe ndaj Leicester Cityt në “EFL Cup” kur asistoi tek goli i barazimit.

Forma e tij e jashtëzakonshme e ka ndihmuar atë të barazoj rekordin e rrallë të Baros. Sulmuesi çek  shënoi 27 gola dhe bëri 11 asistime në 108 paraqitje me Liverpoolin dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve në Stamboll në sezonin 2005-06, duke mundur Milanin e fuqishëm të Carlo Ancelottit.

Gravenberch shpreson se do ta vazhdojë këtë formë të mirë edhe në vikend, aty ku Liverpool do të luajë në udhëtim ndaj Brightonit./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version