Telegrafi

Shënohet viktima e dytë nga fruthi në Kosovë, kësaj radhe një 37 vjeçare

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Lexo po ashtu Vdes foshnja 15 muajsh nga fruthi në QKUK

“Ju konfirmoj se sot rreth orës 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, para 2 muajve ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ndërkohë që më shumë se 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infketive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetoi, meqë gjendja ishte shumë e rëndë.”, ka thënë Fazliu.

Ndërkaq një javë më parë, nga fruthi kishte ndërruar jetë një foshnjë 15 muajshe nga komuniteti rom.

Ndërkohë mbi 140 pacientë, që nga muaji qershor i këtij viti e deri më sot, kanë kërkuar trajtim nga epidemia e fruthit në Klinikën Infektive në QKUK. /Telegrafi/