Në 15 vjetorin e shënimit të luftimeve të para në Kalanë e Tetovës, sot në Sellcë tradicionalisht u mbajt manifestimi “Pranvera e dinjitetit’ në shenjë përkujtimi të dëshmorëve dhe sakrificës së popullatës së këtyre anëve gjatë vitit 200, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tv Art njofton se drejtues ushtarak, ish-komandantë e ish-ushtarë të UÇK-së,si dhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare nderuan këtë datë që tashmë ka hyrë në historinë më të re të shqiptarëve të Maqedonisë. Mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare, morën pjesë në këtë tubim përkujtimor për të përçuar mesazhin e unitetit dhe nderimit të dëshmorëve të luftës.
Nga ky tubim në Kalanë e Sellcës, Ish-komandantë të UÇK-së edhe njëherë theksuan nevojën për të plotësuar amanetin e dëshmorëve. Në emër të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Kryetari i kësaj shoqate Fazli Veliu ka potencuar kontributin e kësaj pjese të Malësisë së Tetovës për të ndihmuar, siç tha, në krijimin e historisë.
Ndërkohë, Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë tubim tradicional, theksoi mes tjerash se, për të mirën e rinisë do të materializohet amaneti i bashkëluftëtarëve të tyre.
Në vazhdim pjesëmarrësit në këtë tubim bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve, kurse vlen të theksohet se 15 vjetori i shënimit të kësaj date, u manifestua në mënyrë më modeste se herave tjera, krejt kjo në shenjë nderimi të një ish-ushtari të UÇK-së, që kishte ndërruar jetë kohë më parë në fshatin Sellcë./Telegrafi/