Në kuadër të Javës Evropiane të lëvizshmërisë të vitit 2018-të, sot në Shkup do të mbahet turr me biçikleta.
Çiklistët do të fillojnë lëvizjen nga Porta e Maqedonisë dhe të shkojnë deri Shkollën në Parkun e Qytetit, ku do të përcillet nga një program zbavitës, si një simbol i përdorimit të mjeteve alternative të transportit.
Në turrin me biçikletë do të marr pjesë edhe Ministri për Mjedis Jetësor dhe Hapësinor, Jani Makraduli.
Ngjarja është e organizuar nga Qyteti i Shkupit, me mbështetje nga Zyra e Delegacionit Evropian, Ministria për Mjedis Jetësor dhe Hapësinor dhe “Prv do vrv”. /Telegrafi/