Sulmuesi nigerian Paul Onuachu shënoi një gol spektakolar në fitoren me rezultat 2-1 të Trabzonspor kundër Konyaspor.
Pas një krosimi, topi arriti tek Enis Destan, i cili e pasoi atë tek Onuachu dhe ky e futi në mënyrë spektakolare në rrjetë.
Ai na kujtoi Ibrahimovicin dhe golat e tij që i shënoi në këtë mënyrë apo të ngjashme në karrierën e tij profesionale dhe vuri në pah kandidaturën e tij për fitues të çmimit Ferenc Puskaš, i cili i jepet lojtarit që ka shënuar golin më të bukur të vitit.
Ky ishte goli i gjashtë i sulmuesit 29-vjeçar në nëntë paraqitje për Trabzonspor, teksa ka edhe një asistim. Ai ka luajtur 19 ndeshje për kombëtaren nigeriane ku ka shënuar tre gola.
🇳🇬 Former Southampton striker Paul Onuachu channelling his inner Zlatan tonight.. 🤯pic.twitter.com/bMDTuUWc4Y
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 10, 2023
Onuachu e filloi karrierën e tij në Ebedei të Nigerisë, ku nga ku shkoi në Midtjylland të Danimarkës. Ai ka luajtur në klube të ndryshime si Vejle, Genk, Southampton dhe tani Trabzonspor./Telegrafi/