Telegrafi

Shënohet edhe viktima e shtatë nga coronavirusi në Itali

Edhe një viktimë është shënuar nga coronavirusi në Itali, duke e quar në shtatë numrin e të vdekurve deri më tash, raporton agjencia e lajmeve Ansa.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, personi i fundit që ndërroi jetë ishte një burrë 80 vjeç.

Lexo po ashtu Pse po zgjerohet aq shpejtë nëpër Itali coronavirusi, për vetëm 48 orë humbin jetën 5 persona – dy rajone të vendit bllokohen totalisht

Raportohet se i njëjti ishte dërguar në spital javën e kaluar në qytetin Lodi të Italisë, pasi kishte pasur sulm në zemër, ndërsa mjekët thonë se ishte infektuar nga një pacient tjetër me coronavirus.

Kujtojmë që në Itali gjatë javës së kaluar janë regjistruar rastet e para nga coronavirusi. /Telegrafi/