Edhe një viktimë është shënuar nga coronavirusi në Itali, duke e quar në shtatë numrin e të vdekurve deri më tash, raporton agjencia e lajmeve Ansa.
Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, personi i fundit që ndërroi jetë ishte një burrë 80 vjeç.
Raportohet se i njëjti ishte dërguar në spital javën e kaluar në qytetin Lodi të Italisë, pasi kishte pasur sulm në zemër, ndërsa mjekët thonë se ishte infektuar nga një pacient tjetër me coronavirus.
Kujtojmë që në Itali gjatë javës së kaluar janë regjistruar rastet e para nga coronavirusi. /Telegrafi/