Telegrafi

Shënohet ditëlindja e 58-të e Fadil Vokrrit, në stadiumin ku legjenda bëri emër do të ndriçojë përgjithmonë emri i tij

Fadil Vokrri po të ishte sot në mesin tonë do të festonte ditëlindjen e 58-të, por ai ka ndërruar jetë para disa javësh, duke lënë një mungesë të madhe në botën e futbollin shqiptar.

Sot ditëlindja e tij është shënuar me disa aktivitete duke filluar me ndeshjen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku u takuan veteranët e Prishtinës dhe ata të Llapit.

Për Prishtinën luajti edhe djali i legjendës, ndërsa te Llapi luajti vëllai i tij.

Pastaj tifozët e Kosovës që njihen me emrin “Dardanët” kanë bërë disa koreografi të veçanta për nderim të figurës së ish presidentit  Fadil Vokrri.

Lexo po ashtu Më 28 korrik do të zhvillohet një ndeshje testuese në stadiumin “Fadil Vokrri”

Fillimisht ata ishin të pranishëm te varri i tij ku lëshuan qindra balona më një baner ku shkruhej: “Përjetësisht bashkë”.

Pastaj në orët e mbrëmjes në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi u zbulua edhe emri i stadiumit.

Stadiumin i qytetit të Prishtinës tashmë  do ta mbajë me mburrje emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.

Me fishekzjarrë dhe dritat në stadium ku shkruhej emri i tij, u mbyll shënimi i ditëlindjes së 58-të të legjendës.

Stadiumi do të hapet me 28 korrik në ora 20:00. /Telegrafi/