Fadil Vokrri po të ishte sot në mesin tonë do të festonte ditëlindjen e 58-të, por ai ka ndërruar jetë para disa javësh, duke lënë një mungesë të madhe në botën e futbollin shqiptar.
Sot ditëlindja e tij është shënuar me disa aktivitete duke filluar me ndeshjen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku u takuan veteranët e Prishtinës dhe ata të Llapit.
Për Prishtinën luajti edhe djali i legjendës, ndërsa te Llapi luajti vëllai i tij.
Pastaj tifozët e Kosovës që njihen me emrin “Dardanët” kanë bërë disa koreografi të veçanta për nderim të figurës së ish presidentit Fadil Vokrri.
Fillimisht ata ishin të pranishëm te varri i tij ku lëshuan qindra balona më një baner ku shkruhej: “Përjetësisht bashkë”.
Pastaj në orët e mbrëmjes në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi u zbulua edhe emri i stadiumit.
Stadiumin i qytetit të Prishtinës tashmë do ta mbajë me mburrje emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.
Me fishekzjarrë dhe dritat në stadium ku shkruhej emri i tij, u mbyll shënimi i ditëlindjes së 58-të të legjendës.
Stadiumi do të hapet me 28 korrik në ora 20:00. /Telegrafi/