Telegrafi

Shënohet dita e lumit Drini në Maqedoni

Me moton ”Në zemër të Drinit – lumi i ujit të gjallë”, nesër do të shënohet Dita e lumit Drini, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Manifestimi organizohet nga shoqata ekologjike ”Grashnica” nga Ohri, me mbështetje nga GEF. Aktivitetet do të fillojnë nesër paradite në kompleksin turistik dhe të manastirit të Shën Naumit, me pjesëmarrjen e një numri shoqatash ekologjike dhe shoqatave tjera qytetare dhe institucioneve./Telegrafi/