Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, sot do të shënohet 15 qershori-Dita e Çlirimit, ku janë të parapara të mbahen një sërë aktivitetesh.
Përveç tjerash, në kuadër të kësaj dite do të bëhet edhe zhvendosja e shtatoreve të heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se për këtë ditë të bardhë, familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre.
“Në këtë ditë, të gjithë ata që janë dëshmitarë të kohës, të gjithë ata që e përjetuan 18 vite më herët ditën e çlirimit të Gjilanit, duhet të ndihen krenarë, duhet të tregojnë respekt dhe mbi të gjitha duhet të marrin mbi vete tërë atë angazhim në përgjithësi që kanë ndaj atyre që këtë vend e bënë me nam, me nderë dhe të lirë”, thotë Haziri