Telegrafi

Shënohet “autogoli i vitit” – gabim skandaloz nga mbrojtja e Turqisë

Portugalia po avancon me rezultat 2-0 ndaj Turqisë në Euro 2024 ndeshje kjo e vlefshme për grupin F.

Pasi fillimisht portugezët morën avantazhin me anë të golit të Bernardo Silvës, ata nuk vonuan shumë dhe gjetën edhe golin e dytë.

Në minutën e 28-të, Portugalia gjeti edhe golin e dytë pas një gabimi amatoresk të mbrojtësit turk Samet Akaydin, i cili gaboi në topin e kthyer mbrapa duke shënuar në rrjetën e portës së tij.

Ndonëse topi nuk hyri i tëri në rrjetë, ora e gjyqtarit sinjalizoi se ka kaluar vijën fatale dhe kështu Portugalia gjeti golin e dytë./Telegrafi/