Site icon Telegrafi

Shënohet 20-vjetori i masakrës në Podujevë

Sot shënohet 20-vjetori i masakrës ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.

Për të shënuar këtë ditë, të dy familjet kanë organizuar aktivitete të ndryshme në kujtim të atyre që kanë humbur jetën.

Në ora 13:00 në Parkun e Paqes së Mançesterit, me pjesëmarrjen e familjes Bogujevci që është kthyer në vendlindje dhe familjes Duriqi, do të mbahet ceremonia përkujtimore me organizatën “Manchester Aid to Kosovo” dhe shumë qytetarë të tjerë nga Podujeva.

Kishte qenë kjo organizatë që kërkoi që të krijohet një park i paqes në Podujevë nga fëmijët e evakuuar në Mançester për shërim në vitin 1999.

Ndërsa, nesër prej orës 14:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Zërat e Kosovës në Mançester”

Aty do të bëhet edhe një prezantim dhe diskutim rreth ngjarjes së 20-viteve më parë.

Exit mobile version