Coronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para.
Pacienti në Norvegjinë veriore u testua pasi u kthye nga njëra prej zonave të prekura nga coronavirusi në Kinë, sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik.
Instituti e konsideron rrezikun e infeksionit nga individi si shumë pak të mundshëm. Personi është vendosur në karantinë në shtëpinë e tij.
CNN Berlingske Media raportoi se një gazetar në një televizion në Danimarkë është rasti i parë i konfirmuar në vend.
Gjithashtu, Estonia njoftoi gjithashtu rastin e parë të konfirmuar të virusit.
Ministri i Çështjeve Sociale Tanel Kiik tha për televizionin Eesti (ETV) se personi i infektuar ishte një shtetas i Iranit që erdhi në Estoni të Mërkurën. Pacienti ndodhet në karantinë. /kp/Telegrafi/