Juventus dhe Atalanta kanë luajtur baras 1-1 në një ndeshje spektakolare në Allianz Stadium.
Ka qenë një ndeshje derbi me shumë raste për shënim dhe dy gola të jashtëzakonshëm të realizuar.
Juventus fillimisht krijoi një rast të artë për shënim, por Alvaro Morata dështoi nga afërsia në portën bosh të shënonte.
Megjithatë Zonja e Vjetër golin e epërsisë e gjeti në minutën e 29-të, kur Federico Chiesa realizoi një gol spektakolar për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Atalanta bëri ndeshje shumë të mirë duke krijuar disa raste shënimi, teksa golin e barazimit 1-1 e gjetën në minutën e 57-të.
Mesfushori zviceran Remo Freuler realizoi një gol fantastik nga distanca për të barazuar shifrat.
Katër minuta më vonë Juventusi pati rast të artë për ta rikthyer epërsinë, por portieri mysafir Gollini priti penalltinë e Cristiano Ronaldos.
Përkundër rasteve tjera që patën dy skuadrat, nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Me këtë pikë të fituar, Juventus ngritët përkohësisht në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë, derisa Atalanta mbetet e teta me 18 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Juventus e luan në udhëtim te Parma, derisa Atalanta pret Romën. /Telegrafi/
Two beautiful goals in the #Juventus v #Atalanta game. First, from Federico #Chiesa: https://t.co/408VnZQIXC
— Dan Bloom (@DanBloomSports) December 16, 2020
https://twitter.com/AtalantaGoals/status/1339286279343796226
Importante come un Gol(lini).#JuveAtalanta
Primo rigore parato in Serie A dal portiere dell'Atalanta (a Cristiano Ronaldo)https://t.co/oRzGjpymUm— Guendalina Galdi (@gu3gal) December 16, 2020