Telegrafi

Shënohen dy gola për dy minuta në duelin mes Kosovës dhe Andorrës

Kosova kaloi në epërsi ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për në Euro 2024, por festimet e lojtarëve tanë u ndalën shpejtë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por ishte një dominim total nga Dardanët.

45 minutat e dytë nisën në mënyrë fantastike për Kosovën, që realizoi golin e parë të takimit.

Ishte Edon Zhegrova, ai që realizoi për 1-0 në minutën e 59-të, duke mposhtur portierin me lehtësi.

Mirëpo, nga një gabim i Aro Muric, Andorra ia doli të shënonte pas vetëm dy minutash nga goli i tanëve, me anë të Berto Rosas./Telegrafi/