Wesley Sneijder ka pranuar se ka biseduar me Jose Mourinhon, pas angazhimit të tij në postin e trajnerit të Manchester Unitedit.
Edhe pse 31-vjeçari ka thënë se nuk ka biseduar me portugezin rreth kalimit në Old Trafford, mediat po spekulojnë për një transferim të mundshëm.
Holandezi ishte shumë pranë që t’u bashkohej Djajve të Kuq në vitin 2011, edhe në vitin 2012, mirëpo asokohe ai zgjodhi të kalonte te Galatasaray.
“Thashethemet rreth Manchesterit kanë qenë sërish temë në ditët e fundit. Po, është e vërtetë që kam marrëdhënie speciale me Mourinhon, por nuk është e vërtetë se ai më kërkon me çdo kusht”.
“Kam folur me të, por kjo nuk do të thotë se ai po përpiqet që të më marrë. E kam uruar për punën në Mançester dhe i kam uruar sukses”, ka deklaruar Sneijder për Fanatik. /Telegrafi/