Telegrafi

Shënjestra e Unitedit, Justin Kluivert flet për bisedën me Mourinhon pas finales së Europa League (Video)

Talenti i Ajaxit, Justin Kluivert, ka folur për bisedën me Jose Mourinhon pas finales së edicionit të kaluar në Europa League.

Asokohe u përhapën thashetheme se strategu portugez u përpoq ta joshte 18-vjeçarin drejt Manchester Unitedit.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, Justin i ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se me Mourinhon e kishte kujtuar kohën kur ishin njohur te Barcelona.

Portugezi ka qenë asistent trajner i Blaugranëve në kohën kur Patrick Kluivert luante në Camp Nou dhe që atëherë e kishte takuar Justinin kur ishte fëmijë.

Lexo po ashtu Sytë e Evropës në Kluivertin e ri, tjetër supergol i 18 vjeçarit të Ajaxit që kërkohet nga United (Video)

“Ai vetëm u gëzua që më pa. Mourinho më njeh që si fëmijë kur babai im luante te Barcelona, ndërsa Mourinho punonte si asistent trajner”, ka treguar talenti i Ajaxit.

(Foto: Getty Images)

Djajtë e Kuq janë në kërkim të një anësori gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo Lucas Moura (Paris Saint-Germain) dhe Malcom (Bordeaux) janë përpara Kluivertit në listën e klubit anglez.

Sportsmail ka raportuar se Unitedi e ka mundësinë që ta transferojë Mouran këtë muaj.

Braziliani do të shitet nga PSG, duke qenë se klubi francez duhet t’i plotësojë kushtet financiare dhe ai mund të kushtojë rreth 28 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Sipas Telefoot, klubi anglez është favorit për transferimin e 25-vjeçarit, i cili ka shprehur dëshirë të transferohet në Old Trafford. /Telegrafi/