Telegrafi

Aliu: Në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, do t’i largojmë të gjitha shenjat që janë në cirilikë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bëre të ditur se kanë larguar të gjitha shenjat serbe të komunikacionit në cirilikë.

Ato janë zëvendësuar me shenja zyrtare dhe konform ligjeve të Kosovës.

Përveç veriut ato do të zëvendësohen në tërë territorin e Kosovës.

“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës”.

“Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, shkroi Aliu.