Site icon Telegrafi

Shenja e komunikacionit i bie para veturës, 53-vjeçarja nga Melbourne shpëton “për një fije floku” (Video)

Nela Letijer, 53-vjeçe po voziste veturën në një autostradë në Melbourne të Australisë, ku mezi i shpëtoi më të keqes në momentin kur shenja gjigante e komunikacionit u shkul dhe ra mbi veturën e saj.

Dëshmi se për asnjë moment nuk jemi të sigurtë e në veçanti kur jemi prapa timonit, e tregon më së miri videoja e publikuar më poshtë. Derisa kjo grua po voziste nga “qielli” i ra një shenjë e komunikacionit që ishte e punuar nga metali, transmeton Telegrafi.

Shenja ishte e vendosur në mes të rrugës e lidhur në një shufër të metaltë, dhe në një moment u shkul dhe ra para veturës duke bërë që ajo të frenoj dhunshëm dhe t’i bie mbi veturë.

Për fat të mirë ajo ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore, kurse momenti i shkuljes së shenjës pesë metra të madhe është filmuar nga një shofer që po lëvizte pa kësaj gruaje, dhe që kishte të vendosur një kamerë në xham. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MJxKSZ49i0Q

Exit mobile version