Site icon Telegrafi

Shëngjini gati për festë e plazh, nis sonte UNUM Festival

Shëngjini është bërë gati për festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike, i cili do të startojë mbrëmjen e së premtes duke shënuar edhe çeljen e sezonit turistik.

Në këtë event do të performojnë 50 Dj të huaj.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj tha se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e festivalit që sipas tij do të jetë promovimi më i mirë që do i bëhet Lezhës dhe Shqipërisë.

“Do të jenë në një farë mase ambasadorë të Lezhës në gjithë botën për të treguar se Lezha dhe Shqipëria kanë vlerat e e saj turistike. Pavarësisht faktit se nuk jemi pjesë e Europës së bashkuar, ne jemi afër saj ndaj duhet të jetojmë dhe sillemi si të tillë.”

Organizatorët e këtij festivali janë të bindur se ky festival në Shëngjin do ti përmbushë pritshmëritë e tyre.

UNUM Festival, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri, do të zgjasë tre ditë dhe pritet të ndiqet nga rreth 8 mijë turistë të huaj.

Exit mobile version