Këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk është paraqitur me ndonjë projekt të ri muzikor në treg.
Sido që të jetë, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Sot (e martë) me rastin e festës së Shën Valentinit, bukuroshja Dreshaj duket të ketë kaluar një ditë mjaft të veçantë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram Story, disa fotografi ku shfaqet nën shoqërinë e të dashurit, hokeistit Jakub Kindl, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Valentini im, gëzuar ditën e të dashuruarve”.
Ndërkohë më pas ajo bën të ditur se ka marrë dhuratë nga i dashuri e saj me këtë rast një tufë të madhe me trëndafila të kuq, të cilët poashtu i ka ndarë me fansat përmes një fotografie në Instagram. /Telegrafi/