Site icon Telegrafi

Shembja e Teatrit, delegacioni i BE-së në Tiranë: Palët të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në reagim në Twitter thuhet se, prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkua dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, thuhet në reagim.

Shkrimi i plotë

Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës. /Telegrafi/

Exit mobile version