Shoferët e kamionëve dhe veturave janë shpëtuar me ndihmën e helikopterit, pasi që është shembur ura e drurit në Norvegji nëpër të cilën po kalonin.
Vetura të shumta përfunduan në lumë, por kamioni mbeti në një pjesë të urës që qëndroi mbi ujë pavarësisht se u shemb.
Që të dy shoferët janë shpëtuar pa pësuar as lëndimin më të vogël, transmeton Telegrafi.
Fjala është për urën e ndërtuar në vitin 2012 dhe që ishte 148 metra e gjatë, kurse inspektimi i urës ishte kryer në vitin 2021.
Administrata norvegjeze për rrugët publike, ka kërkuar një hetim të pavarur sa i përket shembjes së urës. /Telegrafi/