Telegrafi

Shembet ndërtesa katër katërshe në Marsejë, dy të plagosur – frikë se mund të ketë edhe viktima (Video)

Një pallat katër katësh është shembur në qendër të Marsejës në Francë. Sipas raportimeve të para të mediave franceze nuk dihet nëse ka viktima.

Bëhet fjalë për një ndërtesë banimi në rrugën “d’Aubagne”, në zemër të Marsejës e cila është shembur rreth orës 9:00.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe të shpëtimin janë aktualisht në vendin e ngjarjes duke kërkuar për njerëz, ndërsa zona është evakuuar.

Po kështu është dërguar dhe një njësi e qenve të kërkimit për të kontrolluar nën rrënoja për njerëz.

Flitet për dy të plagosur lehtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell bw.

Një grua është nxjerrë nga pallati e mbuluar nga pluhuri por e pa dëmtuar.

Policia iu ka bërë thirrje njerëzve të evitojnë lëvizjen në zonë për t’u hapur rrugë forcave të shpëtimit.

Bashkia ka deklaruar se kishte ndaluar prezencën e njerëzve në pallatin e shembur pasi ishte i vjetër dhe i rrezikshëm, por nuk e përjashton prezencën e njerëzve të paautorizuar.

https://www.youtube.com/watch?v=vlwGYI1tHHE