Site icon Telegrafi

Shembet muri në Vrellë të Istogut, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një muri në fshatin Vrellë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 09:00 përmes telefonit Policia është informuar se tek një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/

Exit mobile version