Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një universitet në Kinë, kur derisa profesori po u ligjëronte studentëve muri i amfiteatrit shembet, duke krijuar kaos dhe panik në mesin e studentëve.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin kinez Zhejiang, ndërsa ajo çfarë u ka bërë më së shumti përshtypje përdoruesve të rrjeteve sociale është gjakftohtësia e profesorit, të cilit nuk i dridhet qerpiku dhe vazhdon ligjëratën thuajse nuk kishte ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.
Derisa studentët fillojnë të bërtasin nga frika që u shemb muri që ndante dy amfiteatër, profesori që po ligjëronte nuk lëviz fare duke vazhduar ligjëratën.
Sipas zyrtarëve të këtij universiteti në momentin e shembjes së murit brenda amfiteatrit ishin afro 30 studentë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/