Telegrafi

Shembet mbikalimi, shoferët e veturave i shpëtojnë vdekjes për një fije floku (Video)

Një moment i pazakontë është filmuar me kamerë amatore, ku shihet se si një mbikalim shembet në rrugën në të cilën po frekuentonin veturat dhe plot kalimtar rasti.

Por, është interesant se si në momentin e shembjes së mbikalimit disa shoferë i shpëtojnë për një fije floku më të keqes, derisa kalimtarët e rastit që ishin shumë afër saj mbetën të shokuar, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në qytetin Guayaquil në Ekuador, ku një veturë për një sekondë i shpëton shtypjes, kurse një tjetër që ishte para mbikalimit arrin të frenon për të mos përfunduar nën të.

Luis Lalama zyrtare e komunës së këtij qyteti, ka pranuar se ishte numër i madh i veturave dhe kamionëve të peshave të mëdha, që shkaktuan dridhjen dhe shembjen e këtij mbikalimi. /Telegrafi/