Telegrafi

Shembet mbikalimi i metrosë në Mexico City, 15 të vdekur dhe disa të lënduar – pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 15 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një mbikalim i metrosë u shemb në Mexico City ndërsa një tren po udhëtonte në të, thonë zyrtarët.

Përveç kësaj, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa vagonë trenash u “zhytën” në tokë, duke shtypur të paktën një veturë, e cila ishte në një rrugë poshtë mbikalimit.

Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin e tyre për të mbijetuarit pas aksidentit të hënën vonë.

Lexo po ashtu Veturat po lëviznin poshtë tij, momenti i shembjes së mbikalimit të metrosë në Mexico City

Ndërkohë janë shfaqur edhe pamjet dramatike që tregojnë mbikalimin duke u shembur në stacionin Olivos në 12 Line të metrosë.

Ekzistojnë frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë. /Telegrafi/