Telegrafi

Shembet kulmi i shkollës së re që kushtoi 30 milionë euro (Foto)

Zyrtarët arsimorë dhe prindërit nga Dumpfries i Skocisë, janë të shqetësuar dhe po kërkojnë të dinë, se si ka mundësi të shembet kulmi i një shkolle të re që ka kushtuar 30 milionë euro për tu përfunduar.

Pamjet që janë realizuar në brendi, i shfaqin skenat pas shembjes, motivet e së cilës janë ende të panjohura, transmeton Telegrafi.

Shkolla fillore shumë milionëshe, ishte përfunduar dhe u bë gati që të hapet më 21 gusht, kur edhe fillon viti i ri shkollor.

Gjithçka mendohet se ishte bërë si pasojë e punimit të dobët, ndërsa ndërtuesi Grahams e ka rrënuar tërë kulmi për ta ndërtuar nga fillimi, raporton BBC.

Zyrtarët e kompanisë ndërtuese, pretendojnë se gjithçka fillojë nga ‘rrjedha në një pjesë të kulmit, mbi sallën e arsimtarëve, që më pas i dëmtoi shtyllat mbajtëse’.

Megjithëse duhet të bëhen punime të mëdha, shkolla parashihet të hapet më 21 gusht. Pos dëmeve materiale, brenda nuk ndodhej askush dhe nuk ka ndonjë të lënduar. /Telegrafi/