Ceremonia zyrtare u hap të mërkurën në ambientet e kompanisë SHELL në Prishtinë nën sloganin “Mbushe ndjenjën, Formula 1 Ferrari në qytetin tënd”.
Adhurues të shpejtësisë dhe FORMULA 1 patën mundësinë të shohin e të prekin nga afër Bolidin e Formula 1 Scuderia Ferrari, e që nuk humbën rastin të marrin edhe fotografi.
Aventurë tjetër e mundësuar nga SHELL ishte simulatori i formulës, si dhe shumë dhurata të veçanta.
Wim Riegman, menaxher i kompanisë Shell për Evropën Juglindore tha se organizimi i këtij Tour-Event të FERRARI F1 është bërë falë partneritetit shumë të gjatë të, SHELL me Ferrarin.
Sipas tij bashkëpunimi me Ferrarin, ka ndikuar në ngritjen e cilësisë së derivateve të SHELL.
“Ky tour i Ferrarit F1 në Kosovë është bërë e mundur nga partneriteti që një kohe të gjatë e ka SHELL-i dhe Ferrari. Të gjithë që kemi mësuar nga ky bashkëpunim me Ferrarin, e kemi përdorur për të zhvilluar derivate të kualiteti më të lartë”, tha Riegman.
Ai tha se nga sot Formula Ferrari 1 do të jetë e pranishme në çdo qytet të Kosovës.
Karvani i SHELL i cili do të vizitojë të gjitha qytete e Kosovës, dhe zgjasë nga data 17 korrik deri më 30 korrik. Të gjithë konsumatorët do kenë mundësinë të shohin nga afër Bolidin e Formula 1 Scuderia Ferrari, të garojnë me simulatorin e formulës, si dhe të fitojnë shumë dhurata të veçanta. Kompania SHELL, zyrtarisht në Kosovë ka filluar të operojë vitin e kaluar. /Telegrafi/