Site icon Telegrafi

Sheqerinska njofton Berlinin për krizën politike në Maqedoni

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në kuadër të vizitës dyditëshe në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, sot ka realizuar takime me kryetarin e SPD-së dhe kandidat për kancelar të Gjermanisë, Martin Shultz dhe kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në takime, zëvendëskryetarja Shekerinska edhe njëherë mori mbështetje të parezervë dhe inkurajim për përpjekjet e LSDM-së për demokratizim të Maqedonisë dhe zbatim të reformave për realizimin e aspiratave euroatlantike’, qëndron në kumtesë, njofton AIM.

Sheqerinska sot merr pjesë në takimin e presidiumit të Partisë së socialistëve evropianë (PES), ku, siç ceket, i ka informuar përfaqësuesit e të gjitha partive simotra nga Evropa për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe hapat e LSDM-së në drejtim të tejkalimit të krizës politike përmes mjeteve demokratike. /Telegrafi/

Exit mobile version