Telegrafi

Sheila në përgatitje të këngës së re (Foto)

Këngëtarja Sheila Haxhiraj shfaqet e veshur me të zeza në klipin e saj më të ri, me titull “T’iki t’iki”.

Artistja ka ndarë me ndjekësit këtë lajm, ku shfaqet si një femër fatale në zi për një dashuri të humbur, transmeton Panorama.

Me këtë këngë të re, pas disa muajsh pauzë, duket se Sheila sjell një elegji dashurie, ndërkohë që e konsideron si projekt të madh.

Për historinë me fund të dhimbshëm që do të rrëfejë në këtë këngë, ajo ka zbuluar pak nga teksti ku thuhet: “E ku je tash, e di që dhemb, po kohën s’mundesh me kthy pas…”.

Ky është klipi i dytë që Sheila publikon këtë vit, pas atij në fund të pranverës, që u konsiderua dhe një rikthim për këngëtaren në tregun e muzikës, pas një viti e gjysmë pauzë.

Pasi fitoi “X Factor 1”, ajo njihet si vajza që i pëlqen muzika R&B, por në bashkëpunimin me Ervin Gonxhin, ajo erdhi me motive ballkanike.

Edhe ky produksion fliste për një histori dashurie, pas atij “Datty datty”.