Sipas të punësuarve në hotelin Regent në Mal të Zi, Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili kishte qëndruar në këtë hotel, ishte treguar më shumë se dorëshlirë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sheiku u kishte bërë një bakshish prej rreth 36 mijë eurosh, stafit të këtij hoteli.
Gjatë qëndrimit dy ditor në hotel, kryeministri i EBA, kishte porositur 20 shishe të shampanjës më të shtrenjtë.
Gjatë vizitës në Tivat, thuhet se sheiku gjithashtu kishte takuar kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviq.
Gjatë takimit, Gjukanoviq kishte thënë se qeveria e Malit të Zi dëshiron të tërheq më shumë investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht në sektorin privat dhe sipërmarrës. /Telegrafi/