Telegrafi

Sheikh Mansour do ta ndjek finalen nga stadiumi – kjo është vetëm ndeshje e dytë për pronarin e Man Cityt që përcjell klubin nga afër

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour do të bëjë një paraqitje të rrallë në Stamboll sot (e shtunë) mbrëma, pasi ai shpreson të shohë klubin e tij të fitojë trofeun e parë evropian.

Skuadra e Pep Guardiolës përballet me tre herë fituesin e Ligës së Kampionëve, Interin, në stadiumin Ataturk në një përpjekje për të fituar trofeun e parë të spanjollit në Ligën e Kampionëve që nga viti 2011 dhe, më e rëndësishmja, të parin e Cityt në historinë e tyre 143-vjeçare.

Pritjet janë aq të larta sa që po raportohet gjerësisht se City do të mirëpres pronarin e tyre në këtë lojë, për herë të parë në 13 vjet, me paraqitjen e tij të fundit në një fitore 3-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit në vitin 2010.

Ndeshja e parë e Sheikh Mansour duke shikuar Man Cityn në stadium

Në fakt, ajo fitore në Etihad është e vetmja ndeshje e Cityt që Sheikh Mansour e ka parë direkt nga tribunat e stadiumit.

Kjo pavarësisht nga finalet e panumërta në të cilat klubi i tij ka luajtur që nga marrja e pronësisë në vitin 2008, dhe 17 trofe të grumbulluar nga ajo kohë.

E tillë është rëndësia e ngjarjes së sotme, saqë pjesëtari i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe thuhet se tashmë ka fluturuar në Turqi me avion privat.

Jo vetëm që është një trofe i parë evropian për t’u rrëmbyer, por City ka shansin të shkruajë veten në folklorin e futbollit anglez. Rivalët e Manchester United janë klubi i vetëm i vendit që fitoi tripletën, në vitin 1999.

Por, me Ligën Premier dhe Kupën FA të fituar tashmë, skuadra e Guardiolës mund të bëjë historinë e tyre, diçka që Sheikh Mansour do të shpresojë se mund të bëhet realitet. /Telegrafi/