Telegrafi

Sheikët e rinj të Newcastle nuk ndalen, duan të blejnë edhe Interin

Pronarët e rinj sauditë të Newcastle United thuhet se janë të interesuar gjithashtu për të blerë edhe gjigantët italianë të Interit.

Fondi i Investimeve Publike (PIF) i shtetit arab në krye me Mohammed bin Salman kompletoi gjatë të enjtes blerjen e klubit anglez, i cili për 14 vite u mbaj nga Mike Ashley.

Megjithatë, PIF nuk duan të ndalen me këtë investim në futboll, pasi synojnë të investojnë edhe në Itali apo më saktë në Serie A.

Lexo po ashtu Zyrtare: Newcastle United kalon në duart e sheikëve, premtojnë trofe edhe në Evropë

Sipas Calciomercato.com, sheikët arab dëshirojnë të marrin përsipër apo të blejnë edhe kampionët e Serie A, Interin dhe t’i rikthejë ata në lavditë e mëparshme pas një vere, kur disa nga lojtarët e tyre më të mirë u larguan.

Sidoqoftë, PIF do të angazhohet për një blerje vetëm nëse planet për një stadium të ri, të ndërtuar pranë San Siros aktuale, shkojnë përpara.

Lexo po ashtu Newcastle klubi me pronarët më të pasur në futbollin botëror – kalojnë pronarët e klubeve si Man City e Juventus, vetëm PSG mund ta rivalizojë

Calciomercato.com raporton që Interi po përpiqet të shpejtojë marrëveshjen pas rizgjedhjes së Kryetarit të Milanos, Giuseppe Sala.

Ndërsa vështirësitë financiare mbeten një pengesë, raporti i tyre sugjeron që 3 herë fituesit e Ligës së Kampionëve do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të përfshirë sauditët në Serie A. /Telegrafi/