Gjatë javës së kaluar, Sheik Jassim, një anëtar i familjes mbretërore të Katarit dhe njëherësh kryetar i Bankës Islamike të Katarit, ofroi 6.57 miliardë funte për të blerë Manchester United. Por, familja Glazers e refuzoi ofertën e tij dhe po ecën përpara me një oferte prej 1.4 miliardë funtesh nga miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe për një pjesë të aksioneve.
Raportet thonë se Sheik Jassim është i pakënaqur për refuzimin dhe ende po kërkon të zotërojë një klub futbolli.
“A ka mënyrë më të mirë për t’u përgjigjur sesa të blesh rivalët më të mëdhenj të Unitedit, Liverpoolin dhe të hedhësh të gjitha paratë që do të hidhje në Man Utd për t’i bërë ata të paguajnë për atë vendim për të mos u shitur te ju”, ka thënë Mike Keagan i Daily Mail.
🚨 Sheikh Jassim tipped to make shock bid for Man Utd rival as revenge for failed takeover
FULL STORY: https://t.co/2xygfTIAvW pic.twitter.com/m4rgNvlUrq
— SPORTbible (@sportbible) October 17, 2023
Fakti është se kompania që zotëron Liverpooli, FSG, nuk është më në kërkim të investitorëve të rinj pasi ka arritur një marrëveshje me Dynasty Equity. FSG kurrë nuk kishte ndërmend të shiste Liverpoolin.
Për më tepër, shumica e tifozëve të Liverpoolit janë kundër që klubi i tyre të bëhet një klub shtetëror si Manchester City, pavarësisht nga injektimi i parave të premtuara.
Sheik Jassim thuhet gjithashtu se po mendon të braktisë ndjekjen e tij për të zotëruar një klub në Ligën Premier dhe të ofrojë para për blerjen e Interit në Serie A. /Telegrafi/