Inspektoriati Shtetëror për Vetëqeverosje Lokale e ka njoftuar kryeministrin Zoran Zaev se mandati i këshilalve komunal dhe këshillëtarëve, ka përfunduar më 24 mars, pasi që zgjedhjet lokale të vitit 2013 janë mbajtur në atë datë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shkresën e nënshkruar nga Vanço Shehtanski, thuhet se të gjitha vendimet e komunave pas 24 marsit të këtij viti janë shfuqizuar dhe se për këtë tashmë është ngritur një nismë para Gjykatës Kushtetuese për t’u vërtetuar se kur konsiderohet se ka përfunduar mandati i këshillëtarëve.
Shehtanski konteston ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të miratuara më 3 qershor, që e zgjatë mandatin e këshillëtarëve dhe kryetarëve të komunave deri më 15 tetor të këtij viti. Ai vleëson se me këtë ndryshim nuk është bërë asgjë në drejtim të ndryshimit të çështjes së komunave./Telegrafi/