Site icon Telegrafi

Shefki Kuqi dhe Milot Rashica rikthejnë epërsinë ndaj skuadrës së Xhakës

Skuadra e Milot Rashicës e ka rikthyer epërsinë ndaj asaj të Granit Xhakës në ndeshjen bamirëse që po zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’.

Goli i parë në pjesën e dytë për skuadrën e yllit nga Vushtrria e realizoi Shefki Kuqi në minutën e 46-të, për shifrat 2-2.

Milot Rashica (48’) e riktheu epërsinë për skuadrën e tij 3-2 ndaj asaj të Granit Xhakës, në një atmosferë të jashtëzakonshme që po mbretëron në stadiumin e kryeqytetit.

Lexo po ashtu Skuadra e Xhakës e përmbys rezultatin ndaj asaj të Rashicës në ndeshjen bamirëse

Golat e tjera të ndeshjes i realizuan Ermir Lenjani për skuadrën e yllit të Werder Bremenit, ndërsa për atë të anëtarit të Arsenalit i shënuan Muharrem Sahiti dhe Dardan Berisha në pjesën e parë.

Skuadra e Granit Xhakës udhëhiqet nga Afrim Tovërlani, ndërsa ajo e Milot Rashicës nga Ismet Munishi. /Telegrafi/

Exit mobile version