Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Shefki Gashi, është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut duke shkelur kështu të drejtën për punësim derisa ka lavdëruar punën e partisë, pjesë e së cilës është.
“Vetëvendosje ka bërë shkelje të të drejtave të njeriut. Ka shkelur të drejtën e njerëzve për punësim. LDK-ja është shembull, në institucione, në rajon e edhe më gjerë, për mënyrën se si i përmbahet ligjit”, tha Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur për punësimet në Komunën e Prishtinës.
“LDK-ja e ka bërë Kosovën, pa LDK-në e Ibrahim Rugovë nuk do të kishte Kosovë”,tha ai.
Gashi gjatë debatit ka folur edhe për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke thënë se ai është nga Montenegro duke iu referuar kështu shtetit të Malit të Zi.
“Albin Kurti është nga Montenegro”, tha ai.
Derisa partia e Gashit, LDK ka paralajmëruar protesta lidhur me këtë listë të publikuar të punësimeve në komunën e Prishtinës, ai ëhstë shprehur se nuk është pro protestave.
“Duhet të përfundojnë protestat për Kosovën, janë institucionet”, tha Gashi.