Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.
Gjatë këtij takimi, Hoti, falënderoi organizatën të cilën e përfaqësoi Maria Suokko në këtë takim, e cila sipas Hotit ka kontribuar në vazhdimësi në qeverisjen e mirë, transparencën, fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe në aspekte të tjera të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të shtetit të Kosovës.
Ndërkaq, Suokko, që është udhëheqëse e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka shprehur përkrahjen e mëtejmë të UNDP-së për proceset zhvillimore në Kosovë në përputhje me aspiratat e saj për integrim evropian. /Telegrafi/