Fitore Pacolli – shefja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit – pritet që të largohet nga kjo pozitë. Kjo për faktin se ajo do të jetë kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vet Pacolli.
“Po, është e vërtetë. Do të kandidojë për deputete të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo.
Ndryshe, partitë politike kanë kohë deri nesër pasmesnate për t’i dorëzuar listat e kandidatëve të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /Telegrafi/