Telegrafi

Shefja e diplomacisë suedeze Ann Linde në Shkup

Ministrja e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Suedisë, An Linde, sot do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo vizitë po realizohet me ftesë të kolegut të saj, ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

An Linde gjatë qëndrimit të saj në Shkup pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov./Telegrafi/