Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovën, Tomas Szunyog, ka mirëpritur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër bixhozit dhe veprimtarive të tjera të jashtëligjshme në Karaçevë.
Në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane.
“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, shkroi Szunyog.
Ndryshe, gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 96 aparate të lojërave të fatit, 4 shtëpiza kompjuterike, 3 llaptop, 3 monitorë, dy televizione që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë, një gjenerator si dhe një shumë e konsiderueshme e parave./Telegrafi/
Encouraging to see police & prosecution action to combat organized crime in Karaçevë/Karačevo today. Commitment to rule of law crucial for Kosovo’s democratic development and European perspective.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 15, 2021