Telegrafi

Shefi i UNMIK-ut: Edhe pas transformimit të FSK-së, KFOR-i ruan sigurinë në Kosovë

Zahir Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, ka reaguar pas miratimit të tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, përmes të cilave u iniciuan ndryshime substanciale të rolit dhe përgjegjësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tanin i është referuar Rezolutës 1244, përmes së cilës i jepet përgjegjësia KFOR-it për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në Kosovë.

Lexo po ashtu Franca përkrahë transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

“Lidhur me këtë, PSSP-ja Tanin i referohet Rezolutës 1244 të KSKB-së, përmes së cilës i jepet përgjegjësia pranisë ndërkombëtare të sigurisë, gjegjësisht Forcës së Kosovës (KFOR), për ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt në Kosovë”, thuhet në reagimin e Tanin.

Sipas tij, kjo rezolutë vazhdon të ofrojë kornizën e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë.

“PSSP-ja inkurajon të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do të mund t’i rrisnin tensionet dhe që të gjitha çështjet të trajtohen përmes dialogut politik”, thuhet më tej në reagimin e shefit të UNMIK-ut, Tanin.